Dënohet me 4 vite burg një shqiptar në Itali. Një 21-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është dënuar me 4 vite heqje lirie pas tentoi që të dhënte seksualisht një grua. Sipas mediave italiane, i riu ishte shpallur në kërkim nga Itali, e u arrestua në Greqi.
Ngjarjet, siç raporton gazeta La Nazione, ndodhën shkurtin e kaluar në Forte dei Marm. Një grua po ecte përgjatë shëtitores. Në një moment, nga errësira, ka dalë 21-vjeçari shqiptari, i cili e ka hedhur përtokë. Djali tentoi të përdhunonte gruan, e cila ndërkohë po përpiqej të çlirohej nga duart e të riut dhe bërtiti për ndihmë. Për fat të mirë, ishte pronari i një banjoje aty pranë që dëgjoi të qarat dhe ndërhyri menjëherë.
Më pas u njoftua edhe Policia. Në atë moment gruaja ka denoncuar gjithçka por kërkimi dhe arrestimi i të riut nuk ishte i lehtë. Për t’i shpëtuar drejtësisë u strehua në Shqipëri dhe prej andej në Greqi. Më 14 mars, ai u gjet nga policia greke së bashku me agjencinë Frontex në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pasi mbërriti me aeroplan në Fiumicino, i riu u transferua në burgun Civitavecchia, ku edhe do të vuajë dënimin e tij me 4 vite.
/e.d