Një tjetër i transportimit të emigrantëve të paligjshëm është goditur nga policia. Kësaj radhe në pikën kufitare të Qafë Botës është konstatuar një furgon që transportonte emigrantë të paligjshëm.
Në pranga ka rënë shoferi i furgonit, 35-vjeçari me iniciale Xh.J. nga Gramshi.
Furgoni me 17 emigrantë të paligjshëm u ndalua në aksin rrugor Çukë – Sarandë.
35-vjeçari po transportonte emigrantët kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
g.kosovari