Një shqiptar u bë protagonist i një ngjarjeje të pazakontë të premten në Romë të Italisë. Ai humbi kontrollin e Ferrarit të tij, për shkaqe të paqarta dhe mori para 4 makina që ndodheshin të parkuara në rrugë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, dëmet ishin të mëdha, me vlerë mijëra euro. Gjithçka ndodhi para syve të shumë kalimtarëve, të cilët ndaluan për të parë makinën luksoze.
34-vjeçari shqiptar mësohet se humbi kontrollin e makinës dhe nuk mundi të shmangte përplasjen, duke dëmtuar automjetin e tij, por edhe makinat që mori para.
Autoritetet mësohet se e morën në pyetje 34-vjeçarin, me qëllim sqarimin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nga përplasja nuk pati të lënduar.
/a.r