Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një lokal pranë stadiumit është qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet, i cili më pas është larguar.
Njoftimet e para thonë se në vendngjarje janë nisur forca të shumta policie dhe një autoambulancë. Dëshmitë e para thonë se personat që kanë qëlluar mbanin uniforma policie.
Efektivët e rendit kanë ngritur postoblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të Elbasanit, ndërsa e rrethuar është edhe lagja Krastë.
Policia e Qarkut të Elbasanit ka konfirmuar se janë tre të vdekur dhe katër të plagosur rëndë pas sulmit me armë në lokal në Elbasan. Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po transportohen në Tiranë.
është edhe një i vdekur i tretë, ndërkohë që kanë kërkuar ndihmë në spital 11 persona të plagosur.
Forca të shumta speciale, RENEA, repartet FNSH të Tiranës dhe Fierit, kanë mbërritur në Elbasan, i cili është vendosur në një gjendje shtetrrethimi.
Mësohet se ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka urdhëruar transportin e të plagosurve rëndë me helikopterë, të cilët u ulën në fushën e stadiumit “Elbasan Arena”.
Beqaj, ka konfirmuar se transportimi i të plagosurve nga Elbasani në Tiranë është bërë me helikopterët e ushtrisë.
Policia ka hedhur dyshimin se motivi i ngjarjes është hakmarrja.
***
Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e Elbasanit. Sipas dëshmitarëve, kanë qenë katër persona që hapën zjarr drejt lokalit dhe më pas u larguan me një makinë Mercedez Benz ngjyrë gri. Policia ka bërë të ditur se i ka identifikuar autorët.
***
Të plagosurit rëndë kanë mbërritur në këto çaste (22:20) në spitalin e traumës në Tiranë.
I gjithë personeli është në gatishmëri ka bërë të ditur ministri Beqaj, i cili është gjithashtu i pranishëm.
Të plagosurit duken të vetëdijshëm në momentin e transportimit nga helikopteri.
****
Konfirmohet se të vdekur kanë mbetur Ardit Sinakolli, Agron Çapja, Eno Bedalli.
Të plagosur kanë mbetur
Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Arnold Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja.