Ambasada e SHBA-së në Tiranë ju drejtohet qytetarëve që kanë interes të dërgojnë pyetje për stafin e ambasadës apo ambasadorin Donald Lu, të dergojnë videon 20 sekonda edhe në celular.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, pasditen e së mërkurës, shprehet se:
“A keni pyetje për Ambasadorin Donald Lu apo stafin e Ambasadës? Regjistroni një video të shkurtër dhe na e dërgoni në faqen tonë në Facebook (si mesazh privat) ose në Twitter duke përdorur hashtagun #AskAmbassadorLu”.
“Videot duhet të jenë jo më të gjata se 20 sekonda dhe mundësisht të xhiruara me celularin e mbajtur horizontalisht”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së.