Një foshnje vetëm 4 muajshe ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti automobilistik i ndodhur në Angli. Vogëlushi ishte i lidhur në një sedilje për fëmijë kur makina e drejtuar prej të atit është përplasur me një tjetër dhe më pas është batuar, duke dalë jashtë korsisë së autostradës.
E gjithë skena është xhiruar nga një kamera e një drejtuesi të një kamioni, i cili ka dalë më pas dhe ka shkuar tek makina. Mrekullisht asnjëri prej pasagjerëve nuk kishte humbur jetën.
Mike Colborne, 48 vjeçar, menaxher i shëndetit dhe sigurisë në ‘Owens Group’, tha se brenda në makinë ishte drejtuesi i mjetit së bashku me gruan dhe foshnjën e tij. “Fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar”, tha ai.