Një burrë me thikë plagosi dy persona në një qytet jugor të Gjermanisë të enjten përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Kjo e fundit tha se po e hetonte ngjarjen në një “kontekst të mundshëm islamik ose terrorist”.
30-vjeçari sulmoi me thikë disa kalimtarë pranë stacionit të trenit në Ansbach, një qytet bavarez afër Nuremberg, sipas policisë lokale.
Dy persona janë plagosur, por jeta e tyre nuk është në rrezik, thuhet në deklaratë, shkruajnë mediet lokale. Kur forcat e sigurisë ndërhynë, autori “sulmoi policinë” e cila hapi zjarr dhe e plagosi për vdekje, shton deklarata.
“Personi bërtiti “Allahu Akbar” disa herë gjatë kryerjes së krimit,” tha policia, duke shtuar se ata po hetonin “nëse krimi kishte një lidhje me një kontekst islamik apo terrorist”.
/e.d