Një mësues në provincën e Benevento-s në Itali është arrestuar me akuzën e përdhunimit.
Dyshohet se mësuesi ka përdhunuar nxënësen e tij 12-vjeçare.
Drejtori i shkollës dhe prindërit e 12-vjeçares u ankuan lidhur me rastin në fjalë.
Në fund të marsit të kaluar nisën hetimet, pas ngritjes së shqetësimeve për ngjarjen e ndodhur, shkruan Ansa.
Të dyshuarit i është njoftuar masa e sigurimit nga karabinierët e Arpaias (Benevento).
Mësuesi, i cili jep mësim në një shkollë të mesme, akuzohet për veprën penale të dhunës së rëndë seksuale./m.j