Vendosen në pranga dy të rinj shqiptarë në Spanjë.
Garda Civile e Valencias (Spanjë) ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 18 dhe 21 vjeç për krim kundër shëndetit publik, pasi çmontoi një fushë të madhe me kanabis. Kjo është goditja e tretë radhazi ndaj mafies shqiptare, pasi ka çmontuar një plantacion shumë të ngjashëm me këtë në Pontevedra dhe disa të tjera në katër provincat e Katalonjës ditët e fundit.
Në mesin e korrikut, në kuadrin e planit të Gardës Civile u nis një hetim kundër kultivimit të marijuanës në qytetin e Navarrés.
Pas verifikimeve në lidhje me këtë plantacion u bë e mundur kapja e dy shqiptarëve, 18 dhe 21 vjeç, të cilët kryenin detyrat e vëzhgimit dhe kultivimit të këtij plantacioni, për çka dhe u arrestuan. Pasi u bënë hetimet u sekuestruan 3965 bimë.
/a.r