Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula thotë se nuk kanë nxjerrë asnjë dokument me emrin e ish-Presidentit Ilir Meta si person i dyshuar për bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një intervistë për emisionin Opinion, Sula theksoi se në dokument identitetet kanë qenë me iniciale.
“Ne nuk kemi nxjerrë, ne kemi nxjerrë iniciale. Në të gjithë personat e verifikuar ne përdorim iniciale. E njëjta gjë është edhe në rastin e Ilir Metës. Në parlament asnjë nga partitë nuk verifikon kandidatët. Parlamenti ka përdorur ligjin gjerman. Ne kemi verifikuar mijëra figura. Më duket që edhe interesi publik nuk është aq i ulët, më duket që kjo gjë duhet bërë”.
E pyetur nëse një dosje mund të manipulohet, sikurse pretendon edhe Ilir Meta në padinë që ka bërë ndaj Gentiana Sulës, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve thotë se ekzistojnë 2 elementë për një dosje.
Znj.Gentiana Sula i hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Ilir Meta në padinë që ky i fundit ka bërë në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Blendi Fevziu: Mund të manipulohet një dosje znj.Sula?
Gentiana Sula: Natyrisht që ka pretendime. Një dokument arkivor ka 2 elementë, është autenticiteti dhe besueshmëria. Sa i përket autenticitetit, të gjitha rregullat ne i zbatojmë në mënyrë rigoroze. Nga ana tjetër për besueshmërinë e dokumentit, shërbimet inteligjente dokumentet i kanë me motivim të caktuar kështu që ka pretendime për saktësi dokumenti. Ekzistojnë të gjitha rrugët institucionale për të vërtetuar autenticitetin. Që të publikojmë elementë të dosjes ka rrugë të caktuara institucionale. Ka një parakusht, që media lejohet të shqyrtojë dokumente të ngjashme. Por një element paraprak është që të gjithë personat e përfshirë në dosje duhet të parashtrojnë rrethanat, faktet.
Blendi Fevziu: Ideja e këtij ligji ka qenë e juaja apo e imponuar nga politika?
Gentiana Sula: Të dyja bindjet janë propozuar që vitin 2019-2020 në çdo raport vjetor. Nëse bëhen të dyja ligjet kjo do jetë një stekë më e ngritur e politikës dhe shoqërisë shqiptare.
Blendi Fevziu: Z.Meta ju ka paditur në SPAK? Mendoni që keni shekull ligjin?
Gentiana Sula: Nuk jemi njohur me akuzën në mënyrë të plotë. I kemi hedhur poshtë si të pabazuar dhe fyese.
/a.r