Mbretëresha Elizabeth II është ndarë nga jeta pasditen e sotme. Njoftimin për vdekjen e monarkes 96-vjeçare e ka dhënë Familja Mbretërore në llogaritë e saj në rrjetet sociale.
Ajo vdiq në Kalanë Balmoral në Skoci pasi mjekët thanë se ishin shqetësuar për shëndetin e saj të enjten.
Postimi i Familjes Mbretërore:
“Mbretëresha vdiq në mënyrë paqësore në Balmoral këtë pasdite. The King and The Queen Consort do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër”
Mbretëresha Elisabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike ka ndërruar jetë këtë të enjte, ndërsa ndodhej në kështjellën Balmoral në Skoci.
Që prej vitit 1952, ajo ka kaluar shtatë Papë, 14 presidentë amerikanë dhe 15 kryeministra britanikë, ndërsa ka pasur vetëm një monark britanik. Mbretëresha Elizabeth II ka mbretëruar për 70 vjet, më gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë. Ajo ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në fron.
The Queen died peacefully at Balmoral this afternoon.
The King and The Queen Consort will remain at Balmoral this evening and will return to London tomorrow. pic.twitter.com/VfxpXro22W
— The Royal Family (@RoyalFamily) September 8, 2022
/e.d