Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho në shenjë proteste refuzoi të marrë fjalë në parlament, ndërsa paralajmëroi se nuk do te votojë asnjë ligj nëse votimet bëhen para diskutimeve.
Teksa fliste, ai u kap dhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku theksoi se ky i fundit do donte që Kuvendi të ishte si në kohën e komunizmit.
“Në vazhdim të debatit që bëmë pak minuta më parë, dëshiroj t’ju them se në shenjë protestë ndaj kësaj praktike që diskutohet pasi është votuar, refuzoj të marr pjesë në këtë farsë dhe tërheq diskutimin tim.
Nuk do të votoj sa të jem deputet asnjëherë nëse nuk mbyllen diskutimet. Ti mirë e ke o Taulant. Ti do si në kohën e Enverit.”, tha ai./m.j