Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ka bërë thirrje avokatëve të Dhoms së Avokatisë që të mos braktisin detyrën e tyre, pas vendimit të marrë për të bërë një protestë më 8 shkurt, ditë ku dhe mund të pezullohen të gjitha seancat gjyqësore. Ditën e djeshme Dhoma e Avokatisë ka organizuar një protestë për të shprehur kundërshtinë ndaj pagave të referencës.
Manjani tha se avokatët nuk duhet të braktisin seancat gjyqësore, sidomos në ato ku do të jepet masa e sigurisë për persona të pandehur.
Ditën e djeshme avokatët e Shkodrës u shprehën kundër qeverisë në lidhje me ndryshimin e pagave të referencës për profesionet e lira. Manjani në reagimin e tij i ka bërë thirrje edhe avokatëve të shërbimit ligjor falas si edhe trupës gjyqësore, të cilës i ka kërkuar që të mos zvarrisë çështjet gjyqësore.