Ish zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila thotë se celulat dhe shërbimet sekrete iraniane koordinoheshin nga ambasada në Tiranë.
Në emisionin Now në Euronews Albania ai u shpreh se Irani harxhon një pjesë të madhe të të ardhurave për shërbimet sekrete.
Kjo është arsyeja, sipas Hilës që vëmendja e aleatëve ndaj rezidencës iraniane në Shqipëri është gjithmonë e shtuar.
“Ka edhe shumë celula të shërbimeve sekrete iraniane që i koordinohen nga ambasada. Është normale që vendet aleate kanë vëmendje ndaj rezidencës iraniane. Pas ikjes së ambasadës janë qendrat e fjetura, dikush do jetë rezident këtu. Shqipëria i intereson Iranit pasi është kanal i afërt me Europën, është kanal për trafikun e drogës. Këto e bëjnë që heqja e ambasadës sidomos për vendin tonë me resurse të dobësuar të inteligjencës dhe një shërbim sekret trëndelinë, më duket i drejtë vendimi për heqjen e ambasadës”.
/a.r