Një vajzë 16-vjeçare ka përjetuar momente tmerri në Greqi, pasi një burrë ka tentuar ta përdhunojë. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj në Maroussi, kur ajo ka zbritur në garazh për të marrë biçikletën.
Protothema shkruan se në atë kohë, një burrë i është afruar nga pas, i cili pasi e ka imobilizuar, i ka mbuluar gojën dhe ka filluar ta godasë me shpulla në pas. Pavarësisht tronditjes fillestare, vajza ka arritur të reagojë dhe ka kafshuar burrin e panjohur në dorë. Në këtë mënyrë ajo ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë.
Më pas i panjohuri nxitoi të zhdukej ndërsa vajza lajmëroi policinë. Gjatë dëshmisë së saj ajo ishte ende në gjendje shoku dhe nuk ishte në gjendje të jepte një përshkrim të burrit të panjohur.
Rastin e ka marrë Departamenti për të Mitur të Sigurimit të Atikës, ndërsa sipas informacioneve ka nisur edhe grumbullimi i pamjeve nga kamerat e zonës për të vërtetuar sesi i panjohuri ka hyrë në garazhin e nëndheshëm dhe si ka mundur të arratiset.
/e.d