Kryeministri Edi Rama po prezanton Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ramaka komentuar tragjedinë në plazhin e Himarës, ku polici përplasi për vdekje 7-vjeçaren.
“Nga një shkelje aq e papërgjegjshme të rregullave më ka gërryer me ditë e me netë. Edhe kur i shkruajta edhe tani që po i lexoj këto rreshta kam ndjenjë të fortë revolte për shkak se shkelësi i cili u kthye në vrasës nuk ishte një pushues i zakonshëm, por punonjës police që edhe si pushues duhet të jetë shembull i respektit të ligjin.
Ky fakt e vëri tragjedinë jo vetëm për prindërit e çdo shqiptari të thjeshtë të dhimbshme, pavarësisht se kush ishte autori, por edhe shumë revoltues edhe për shkak të profilit të autorit.
Ajo tragjedi nuk ka asnjë ngushëllim, s’ka si të ketw ngushëllim për familjen e një fëmije viktimë, ama është vendi të thuhet që edh enë kulmin e një dhimbjeje ekstreme ajo familje e thjeshtë tregoi një vetëpërmbajtje të hatshme. Duke kërkuar mospolitizimin e fatkeqësisht.”, deklaroi Rama./m.j