Fjolla Morina është rrëfyer ndryshe nga herët e tjera. Këngëtarja shqiptare e Kosovës ka folur për kohën më parë kishte probleme me ligjin ka qëndruar në burg për 40 ditë. Lidhur me këtë periudhë të paraburgimit ajo ka zbuluar se si i kalonte ditët dhe çfarë bënte.
“Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg? A e dini çfarë më ka bërë mirë? Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, është shprehur këngëtarja.