Një vajzë që u bë milionere në moshën 19-vjeçare, ka vendosur që të zbulojë blerjet e saj më ekstravagante. Linsey Donovan, tani 23 vjeç, filloi të investonte paratë e saj në shtëpi dhe tani zotëron disa prona dhe moshataret e saj mund ta kenë zili.
Ajo u rrit në Maryland, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa shumë para, por më pas kur u transferua në Florida në moshën 18-vjeçare ku gjithçka ndryshoi. E reja filloi të modelonte në rrjetet sociale dhe tani ajo fiton shuma mbresëlënëse.
“Aktualisht zotëroj katër prona dhe prona ime e pasurive të paluajtshme vlen mbi 7 milionë dollarë”, ka thënë milionerja për “Truly”.
Përveçse i shpenzon paratë e saj me mençuri, Linsey-t gjithashtu i pëlqen ta trajtojë veten sa më mirë, e prandaj ka edhe një koleksion makinash prej 391 mijë paund.
“Unë shpenzoj para për pasuri të paluajtshme, make-up dhe veshje. Shuma më e madhe që kam shpenzuar ndonjëherë në ditë ka qenë 450 mijë dollarë. Sot kam vendosur që të tregoj blerjet e mia më ekstravagante”, ka thënë ajo.
Linsey kujtoi se si njerëzit mendonin se ishte e çmendur kur donte të blinte një “Mercedes S65 V12” prej 250,000 dollarësh në moshën 19-vjeçare.
Ajo jo vetëm që bleu atë, por gjithashtu e ktheu vëmendjen te një “kamion ëndrrash” prej 100,000 dollarësh. Mjeti në fjalë është parkuar në shtëpinë që ajo bleu kur ishte 20 vjeçe, e cila ka një fermë me një kalë, pishinë dhe dhomë gjumi për qentë e saj.
“Unë kam shtëpinë më të madhe në të gjithë liqenin. Ndihem si një princeshë që hyn në këtë shtëpi të bukur çdo ditë me tavane të larta në liqen. Perëndimet e diellit këtu janë të mrekullueshëm, më pëlqen të shoh qentë e mi në pishinë dhe dhomën time të madhe rozë të Barbie”, ka shpjeguar 23-vjeçarja.
Linsey ka gjithashtu edhe një biçikletë prej 20,000 dollarësh. Ajo gjithashtu ka një piano të madhe prej 30,000 dollarësh dhe një fustan prej 3,000 dollarësh të punuar posaçërisht për Kim Kardashian.
“Ndihem shumë mirë të jem në gjendje të blej çdo gjë që dua dhe nuk duhet të shqetësohem për çmimin”, ka thënë milionerja.
/e.d