Një vajzë 15-vjeçare me skuter ka sulmuar në mënyrë të egër një mama shtatzënë.
Nëna gjithashtu kishte 2 fëmijët e saj të tjerë në karrocë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Adoleshentja iu afrua dhe e tërhoqi nga flokët.
15-vjeçarja është arrestuar nga policia në Perth, Australi pasi dyshohet se u përpoq të grabiste nënën.
37-vjeçarja ishte duke ecur në një rrugë të qetë periferike kur vajza e re iu afrua nga pas.
Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë adoleshenten duke tërhequr me dhunë nënën nga flokët.
Nëna e dëshpëruar shtrëngon karrocën e saj dhe më pas rrëzohet përtokë.
Fëmijët e saj të tmerruar bërtasin nga frika pas sulmit.
Në video, adoleshentja vazhdon ta tërheqë gruan pa pushim. Policia e Australisë Perëndimore publikoi pamjet CCTV të sulmit pas arrestimit të 15-vjeçares.
g.kosovari