Liz Truss ka emëruar sekretarët e parë teksa mori detyrën e kryeministres në Britaninë e Madhe.
Kështu, Kwasi Kwarteng u emërua kançelar, James Çleverly si sekretar i jashtëm, Suella Braverman si sekretare e brendshme, Therese Ccoffey si zëvendëskryeministre dhe sekretare e shëndetësisë.
Më herët, në fjalimin e saj të parë si kryeministre, Truss tha se ajo do të punojë që Britabnia të bëhet një model.
Ajo tha se do të sigurohej që njerëzit të mos përballeshin me fatura të kripura të energjisë, shkruan BBC.
“Britania e Madhe ka rezerva të mëdha talenti dhe imagjinate. Ne mund ta kalojmë stuhinë dhe të bëhemi Britania e shkëlqyer që ajo e di se mund të jemi”, tha Truss në fjalimin e saj./m.j