Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq, për ndërprerjen e përhershme të furnizimeve me gaz natyror nga Rusia këtë dimër.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë… Askush nuk e di… Ndoshta edhe vetë Putini nuk ka vendosur lëvizjet e tij të ardhshme. Por skenari mbizotërues është një ndalim i plotë gazit natyror rus në Evropë”, tha kryeministri spanjoll gjatë fjalimit të tij në Senat.
Kryeministri Sanchez tha se Spanja tashmë po rrit importet e energjisë nga disa vende, duke rritur prodhimin nga burimet e rinovueshme dhe duke frenuar konsumin.
Megjithëse vendi iberik ka një varësi relativisht të ulët nga gazi natyror rus, “kjo nuk do të thotë se kriza energjetike nuk na prek dhe mund të përkeqësohet, duke ngadalësuar rritjen tonë ekonomike ose duke na detyruar të miratojmë më shumë masa të kursimit të energjisë” tha ai.
/e.d