Pas dyshimeve për Ilir Metën, ish-deputeti Spartak Braho thotë se edhe Sali Berisha ka një dosje si bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit.
Në një intervistë në studion e Report Tv, Braho tha se Berisha ka një dosje të tillë që ekziston ende dhe sot e kësaj dite, teksa si ish-spiun përmend edhe emrin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.
“Berisha ka dosje, ka qenë ish bashkëpunëtor, siç ka pasur edhe Rama edhe Meta, po këto jo si bashkëpunëtor. Berisha ka qenë bashkëpunëtor i mirëfilltë. Ka politikanë aktiv që kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, në qeverinë e parë të Berishës në 1992, që kishte rreth 28 ministra, 9 kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit, Aleksandër Meksi ka qenë bashkëpunëtor i shtetit, ato ka marrë Berisha, një pjesë i shpërbleu, një pjesë donte të kishte në dorë. Majtas nuk ka më spiun aktiv në politik, këto që kanë ardhur tani janë cunekër, i ka pastruar Rama”, tha Spaho.
Nisur nga debati që ka ekzistuar prej vitesh nëse duhen hapur apo jo dosjet, Braho është rreshtuar kundër. Në argumentin e tij, Braho thotë se kjo do të sillte pasoja negative për shoqërinë.
“Nuk kam qenë për hapjen e dosjeve, me një merak se po të hapeshin dosjet do vriteshin njerëzit me njëri tjetrin, burri me gruan, vëllai i vëllanë”, tha ai.
Ai ka folur edhe opozitën e përbashkët mes Sali Berishës me Ilir Metën, duke thënë se e sheh të vështirë bashkëpunimin, pasi të dy kërkojnë të jenë numri “1”.
“Dy kuaj nuk hanë dot në një grazhd, të shohim se ca lloj kuajsh janë ato. Thirrjet e tyre janë thjesht shkumë, me protestat e Berishën, e njëjta deklaratë, protestat duhen bërë edhe nga demokratët dhe nga poli i Lirisë, mileti është mërzitur dhe kalitur, problematikat që ngrihen është e drejtë dhe duhet protestuar, veçanërisht për situatën politike, nuk merret pushteti me protesta, do rrinë aty 24 orë, policia është pajisur me ca bombola me gaz lotjsellës shumë më të forta se ato që janë përdorur, ka ardhur një kontingjent i ri, që është më shumë efikas, nuk pres ndonjë gjë serioze nga këto protesta”, përfundoi Braho.
/e.d