Një pushuese rreth 50 vjeçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në Plazhin e Shëngjinit.
Gruaja është gjetur pa shenja jete nga autoambulanca me personelin mjekësor, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga pushues të tjerë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa viktima ishte e vetme në plazh./m.j