Mësohen emrat e protagonistëve të konfliktit me armë sot pasdite në Durrës. Në pranga është vënë Latif Paja, pasi qëlloi me kallashnikov drejt fqinjit të tij, Klajdi Jakupi.
Latif Paja, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, Klajdi Jakupi i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet. Plumbat kanë shpuar automjetin, por objektivi ka shpëtuar për mrekulli.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.