Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja e ka kërkuar vetë dosjen e tij tek Autoriteti i Dosjeve.
Në një intervistë për Euronew Albania deputeti tha se kjo ishte një nismë personale, që sipas tij duhet të ndiqet nga çdo funksionar publik, që nga deputetët e deri tek gjyqtarët e ministrat.
Gështenja u shpreh se dosjet duhet të hapen për të gjithë, jo vetëm për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit.
“Dosjet duhet të hapen për të gjithë, jo vetëm për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të Partisë Komuniste që janë përfshirë në krime. Në bindjen time s’mund të jesh deputet apo ministër nëse vetë ke qenë bashkëpunëtor apo prindërit e tu kanë qenë. Çdo deputet duhet ta kërkojë vetë që të jetë transparent me publikun”, tha deputeti demokrat.
/a.r