Kompania ajrore kineze “Air China” dhe gjiganti britanik i motorëve “Rolls-Royce” kanë njoftuar krijimin e një ndërmarrjeje të re të përbashkët në Pekin.
Secila prej tyre zotëron 50 për qind të aksioneve me një kontratë me vlerë prej rreth 380 milionë dollarësh amerikanë.
Ndërmarrja e përbashkët do të sigurojë mirëmbajtjen, rregullimin dhe riparimin kapital të tre llojeve të motorëve “Rolls-Royce” të aeroplanëve të “Air China”, si edhe gjithashtu të avionëve të tjerë që përdorin këta motorë në Kinë.
Ajo do të arrijë kapacitetin e plotë në mesin e viteve ’30 të këtij shekulli dhe mund të lejojë deri në 250 të ashtuquajtura vizita në pikat e riparimit në vit.