Të tjera detaje janë zbuluar nga takimi “tek për tek” i agjentit të Operacionales, Jeton Lami që u arrestua ditë më parë se shoqëronte me makinë biznesmenin e shumëkërkuar Ervis Martinaj, me Gledis Nanon, ish-drejtor i Policisë së Shtetit.
“Ora news” raporton se në këtë takim, Jeton Lami, mësohet të ketë informuar Nanon për fatin e Ervis Martinaj dhe arsyet pse e shoqëronte të kërkuarin e SPAK. Po ashtu raportohet se Lami ka treguar edhe 12 punonjës të tjerë policie që Ervis Martinaj kishte kontakte.
Punonjës policie që ishin në detyra apo që edhe janë ende. Nga sa mësohet Nano, i ka kërkuar Jeton Lamit që rrëfimi i tij të merret me procesverbal në mënyrë që të kishte efektin e provës proceduriale, por që ai nuk ka pranuar për arsye sigurie.
Kujtojmë që Lami ndodhet në burg, ndërsa Gledis Nano është shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë dhe drejtor i Policisë përkohësisht është Tonin Vocaj.
g.kosovari