Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi, ku viktimë ka mbetur një 17-vjeçar shqiptar.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou, ku i mituri ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet. I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, ndërsa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin pas aksidentit, duke lënë edhe viktimën e gjakosur në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes, ndërsa është identifikuar si një 30-vjeçar grek me inicialet X.I.
17-vjeçari shqiptar, i cili banonte në Oropou. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou.
Identiteti i 17-vjeçarit shqiptar nuk është bërë ende i ditur, ndërsa mësohet se ai banonte në Oropou./m.j