Biznesmeni Fatmir Ara u gjet mbrëmjen e djeshme i vdekur në Itali, teksa prej 2 shtatorit ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.
Në 2018, 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.
Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën e Corio kishte bërë disa telefonata me qëllim që të zbardhte detaje nga denoncimet dhe hetimet e nisura ndaj shqiptarit, por pas asnjë rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg./m.j