Një ngjarje e rënda ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një i moshuar dyshohet se është mbytur në det teksa notonte.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima është një shqiptar nga Kosova.
52-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, por nuk ka arritur të shpëtojë.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./m.j