Analisti dhe juristi Kreshnik Spahiu nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ka hedhur dyshime për lojën që po bëjnë disa medie dhe gazetarë për çështjen Ervis Martinaj.
Sipas tij u bë një javë që ata merren me luanin e tij në çdo detaj. “A ka ndonjë gazetarë të ma “përkthej” logjikën dhe arsyen pse i serviret popullit kjo menu?”, bën ai pyetjen retorike.
Postimi i plotë:
Media ka një javë merret me këlyshin e luanit të Ervis Martinajt:
– Sa vjeç është luani?
– Me çfarë ushqehet luani?
– Telefonata e fundit për luanin?
– Çfarë ngjyre e ka leshin luani?
– Qimet e gjata të luanit….
A ka ndonjë gazetarë të ma “përkthej” logjikën dhe arsyen pse i serviret popullit kjo menu?/m.j