Kryeministri Edi Rama ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një lajm të mirë për Shqipërinë.
Rama bën të ditur se vendi ynë mori 12 medalje për verën shqiptare në Panairin e Verës që u zhvillua në Beograd, në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur.
Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare 12 medalje.
Postimi i plotë
“12 medalje për Verën shqiptare në panairin e verës #OpenBalkan WINEVISION
Panairi ndërkombëtar “Wine Vision Open Balkans” , i cili u zhvillua në Beograd në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur ka përfunduar sot.
Panairi i verës u hap më 1 shtator nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Dimitar Kovaçeski. Në panair morën pjesë rreth 400 prodhues të verës nga më shumë se 22 vende të ndryshme të botës.
160 prodhues ishin nga Serbia, 26 nga Shqipëria, ndërsa 47 ekspozues nga Maqedonia e Veriut.
Përveç vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur, kishte ekspozues edhe nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Rumania, Moldavia, Afrika e Jugut dhe vende të tjera.
Në fokus ishte edhe ushqimi, si një lloj tradite, me pesë mjeshtër kuzhinierë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Në këtë aktivitet kishte blerës nga BE, SHBA, Kina dhe vende të tjera nga Lindja. Për turizëm Në ditën e dytë të Open Balkans në Beograd u mbajt pjesa politike e Samiti./m.j