Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se ka vetëm një Parti Demokratike me kryetar Sali Berishën, me të cilën kjo forcë politike do të bashkëpunojë.
Pyetur nga “Euronews Albania”, në lidhje me koordinimin e aksionit politik me PD-në, Blushi tha nga Korça se koha kur kryeministri Edi Rama emëronte kryetarin e opozitës dhe kur ajo ishte e kapur, ka marrë fund.
“Ka një Parti Demokratike që ka një kryetar, Sali Berishën. Koha e opozitës me kryetar të emëruar nga Edi Rama ka marrë fund. Koha e opozitës së kapur ka marrë fund, koha e opozitës që fle gjumë ka marrë fund. Opozita është e bashkuar, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike me aleancën me qytetarët, me forcat e tjera politike që duan largimin e një orë e më p-arë të kësaj qeverie janë bashkë”, nënvizoi Blushi.
Në lidhje me protestën e opozitës, Blushi u shpreh se ende nuk është vendosur për një datë konkrete.
Ai theksoi se shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës për rrëzimin e qeverisë.
/a.r