Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një banesë në Dublin të Irlandës.
Një adoleshente dhe dy motrat e saj më të vogla vdiqën pas një incidenti në një shtëpi. Oficerët u thirrën në pronën Rossfield në Tallaght rreth orës 12:30 të së dielës me orën lokale, raporton standard.co.uk.
Dy fëmijë dhe një adoleshente u dërguan me ambulancë në spitalin ‘Children’s Health Ireland’ në Crumlin, por të tre u shpallën të vdekur më vonë. Policia arrestoi një të ri 20-vjeçar.
Në spital është dërguar edhe nëna e fëmijëve, e cila nuk ka pësuar lëndime në vendngjarje dhe që aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Hetuesit mendojnë se vetëm këta persona janë përfshirë në rastin në fjalë e nuk po kërkojnë për askënd tjetër në lidhje me incidentin.
/a.r