Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një vjedhjeje në një apartament në Genova.
Dëshmitar i ngjarjes ka qenë një fqinj, i cili duke ditur se pronarët e banesës ishin me pushime, ka lajmëruar policinë.
Forcat policore kanë arritur në vendngjarje dhe kanë parë dy të dyshuarit që u hodhën nga tarraca dhe po shkonin drejt pyllit.
Policia u vu në ndjekje të tyre, duke prangosur njërin, kurse tjetri u shpall ne kerkim.
30-vjeçari u kap me një orë rolex floriri, bizhuteri me vlerë dhe 980 euro cash.
/e.d