Rreth 70% e punimeve në spitalin e QSUT është pothuajse gati. Spitali infektiv në QSUT ka vijuar punimet e tij në fazën e rindërtimit dhe zgjerimit dhe pritet të jetë qendra ekselence. Kryeministri Rama inspektoi sot punimet në shoqërinë e ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bëri me dije qendra spitalore do të jetë funksionale më 15 tetor.
Rama shkroi në një postim në Facebook ku thotë se spitali do të bëhet një qendër reference kombëtare ekselence për sëmundjet infektive me kushte ndërkombëtare.
‘Drejt përfundimit rindërtimi dhe zgjerimi i Spitalit Infektiv në QSUT, i cili bëhet një qendër reference kombëtare ekselence për sëmundjet infektive, me kushtet dhe standardet më të larta ndërkombëtare, për t’iu përgjigjur çdo emergjence të shëndetit publik’- shkruan Rama.
‘Jemi në fazën 70% të punimeve rreth datës 15 tetor shpresojmë që të përfundojmë që ta kemi funksional që tashmë të kthehet në qendër ekselencë dhe referencë. Janë shtuar 118 shtretër.
Inxhinierët kanë bërë një punë fantastik, projekt i cili në terma të afateve është 5 muaj, zgjatet pak më shumë, por do të zgjerohet e gjitha.’- tha ministrja.
Rama: Për intensitetin është shumë bukur.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije të gjitha sistemet tashmë janë antibakteriale dhe se tashmë spitali ka ndryshuar me detaje.
‘Ka ndryshuar tërësisht kemi punuar me detaje. Kanë ndryshuar testet të cilat kanë ndalë me sukses, të gjitha sistemet, ajo që vlen theksohet është se sistemet janë antibakteriale.’- tha ministrja.
Ministrja bëri me dije se kati i tretë ka përfunduar tërësisht dhe se ky investim do të jetë i vlefshë për 30 vitet e ardhshme.
‘Pra praktikisht kati i tretë po përfundon plotësisht, kemi arritur në vendosjen e dyerve dhe arredimit të brenda, flas për tualetet e të gjitha. Është gati e përfunduar, por për të thënë të vërtetën është një ndër spitalet ku edhe kuinoksi, agjencia që ka realizuar fazën e koordinimit po e ndjek me të huaj. Spital që nuk është investim për 10 vite por për 30 vitet e ardhshme. Ajo që është më e rëndësishmja, është fakti që infektivit i mungonin zonat e filtrit, pra mjeti hyn dhe pastrohet. Kështu do të jenë të gjitha dhoma me siste mit e gazeve, Dhe çdo dhomë është me tualetin e vet.’- tha ministrja.
g.kosovari