Sulmuesi i ri i Barçës, Robert Lewandowski, është një yll në fushën e lojës, por ka dëshmuar të jetë po aq i mirë edhe jashtë kuadratit të blertë.
Në orët e fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një video në të cilën ‘9’ i Barcelonës kërcen dhe këndon rumba me disa fansa, të cilët i qëndrojnë pranë me kitarë teksa këndojnë legjendaren “Volare”.
Polaku shihet si tërësisht i integruar në qytet dhe pritja që ka pasur mes fansave ka qenë e pabesueshme. Gjë që e tregon edhe ky moment mjaft pikant.
Pra, Robert Lewandowski vazhdon t’i bëjë tifozët e Barcelonës të bien në dashuri me të. Lojtari polak është ulur “këmbëkryq” në dhomën e zhveshjes blaugrana, që kur mbërriti në ekip këtë verë.
Megjithatë, pritja e parë e tij jashtë fushës nuk ishte ajo që donte futbollisti, sepse ora e tij ekskluzive iu grabit me dhunë në “Ciudad Deportiva”.
Tani, kur u tha se incidenti ishte harruar, lojtari 34-vjeçar filloi të këndojë dhe kërcejë “Volare” e Gipsy Kings në rrugët e Barcelonës. Të pranishmit nuk mund ta besonin atë që po shihnin.
g.kosovari