Dy efektivët e policisë Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj kanë qenë duke udhëtuar në një automjet mbrëmjen e sotme në momentin kur janë bërë shënjestër e plumbave.
Mësohet se makina e atentatorit ka ecur paralel me ta duke hapur zjarr. Ai ka qëlluar të paktën 5 herë në pjesën e përparme të automjetit dhe më pas dyshohet se është larguar në drejtim të Lumit të Vlorës.
Dyshimet paraprake janë se atentati i mbrëmjes së sotme ka qenë një mesazh paralajmërues për dy efektivët duke qenë se makina e autorit nuk është ndalur për t’u siguruar se plumbat do të kapnin një nga policët por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Efektivët i kanë thënë kolegëve të tyre se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë pasur përplasje të mëparshme duke e bërë të vështirë identifikimin e mundshëm të autorit.
Megjithatë policia po siguron edhe pamjet e sigurisë të bizneseve në zonë ndërkohë që po bëhet verifikimi i pronësisë së automjetit që u bë shënjestër e plumbave.
Burime bëjnë me dije se punonjësit e policisë po ktheheshin nga palestra.
g.kosovari