Një çift që po kryenin marrëdhënie seksuale në sediljen e pasme të makinës së tyre pësuan një ndërprerje ‘të pafat’ kur një grup grabitësish i morën makinën dhe i lanë të zhveshur në rrugë.
Ngjarja e pazakontë u kap nga kamerat e sigurisë në Brazil më 17 gusht, teksa mjeti ishte parkuar në një rrugë të qetë. Tre persona fytyrat e të cilëve nuk shihen i afrohen makinës nga prapa megjithse rruga dukej e ndriçuar më së miri. Ata hapin me forcë dyert e makinës ndërsa një prej grabitësve ulet në timon dhe tjetri në sediljen e pasagjerit.Ndërsa pas dëbimit të të zotëve të zhveshur në rrugë, një grabitës i tretë ulet në sediljen e pasme dhe ‘me dashamirësi’ u hedh atyre disa veshje që gjeti në makinë.
Makina e vjedhur më pas nis të largohet ndërsa çifti i hutuar tentojnë të veshin disa nga veshjet që kishin për të mbuluar trupin. Ata me shpejtësi përpiqen të vishen për të shmangur turpërimin e mëtejshëm.
Nuk është e qartë nëse kriminelët janë kapur, apo se cilët janë viktimat dhe nëse kanë paditur te autoritetet. Gjithsesi cifti mund të konsiderohet me fat pasi krimi i dhunshëm është në nivele të larta në Brazil.