Nga Eduard Zaloshnja
Çmimi i naftës bruto Brent në bursa është pika më e përdorur e referimit për të gjitha nënproduktet e rafinuara të naftës. Nga 13 qershori, ky çmim ka pësuar një rënie graduale të theksuar prej 27% (shihni Grafikun 1).
Në të njëjtën periudhë, çmimi mesatar i naftës Diesel në Mal të Zi (fqinji ynë i ngjashëm turistik) ka pësuar një rënie prej 17%. Por e njëjta gjë s’ka ndodhur në Shqipëri. Çmimi i naftës Diesel ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel që ishte më 13 qershor – ka rënë vetëm 1% (shihni Grafikun 2).
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare ngriti një bord për moslejimin e abuzimeve me çmimet në tregun e shitjes me pakicë të karburanteve. Ky bord ishte presupozuar që të përcaktonte çmime që do të ndiqnin trended botërore e rajonale. Por siç tregon qartazi krahasimi me Malin e Zi, kjo gjë nuk ka ndodhur…