Një 65-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ende i paidentifikuar është shtruar në spital pasi u përplasën nga një makinë teksa ndodhshin në trotuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në via Corridoni në Firence, rreth orës 19:00.
Të plagosur kanë mbetur edhe shoferi i makinës dhe pasagjeri.
Të dy këmbësorët e goditur u dërguan me urgjencë në spitalin Careggi ku më pas 65-vjeçari me origjinë shqiptare, humbi jetën.
I plagosuri tjetër, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar një politraumë.
Në vendngjarje mbërritën punonjësit e shëndetësisë edhe zjarrfikësit, të cilët liruan dy personat e bllokuar brenda makinës.
Nga informacionet e para dyshohet se makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur këmbësorët./m.j