Po pate naftë sot bëhesh i pasur. Dhe një 25-vjeçar shqiptar e ka parë si një mënyrë pasurimi.
Mediat italiane raportojnë së shqiptari e kishte vjedhur karburantin në komunë San Nicola Manfredi, duke e mbushur në disa fuçi të mëdha, të cilat po i transportonte me fugonin e tij në momentin që policia e ndaloi.
Shqiptari u denoncua nga banorët e fshatit, dhe në këtë moment karabinierët iu vunë pas nga pas duke e ndjekur për disa orë.
Malli i vjedhur mbante vlerën e 5 mijë eurove. I riu u dërgua në burgun e Beneventos, ndërkaq policia pretendon se shqiptari nuk ka vepruar i vetëm por ka edhe bashkëpunëtorë. Ndaj hetimet janë zgjeruar.
g.kosovari