Një 27-vjeçar shqiptar ka përfunduar në burg në Irlandën e Veriut, pasi u kap në një fermë kanabisi në Angli.
Klinton Hysa u arrestua më 9 gusht, ndërsa dyshohet gjithashtu se ka gisht edhe në një prej fermave më të mëdha të kanabisit në Irlandën e Veriut, me një vlerë prej 200 mijë paundësh.
Hysa jetonte prej vitesh në Britani, ku thuhej se punonte si dekorues shtëpish. Nga Anglia, ai udhëtonte shpesh edhe në Irlandën e Veriut, ku ofronte shërbimet. Megjithatë, maskimit të tij i erdhi fundi kur policia gjeti gjurmët e gishtërinjve në një nga radiatorët e përdorur për energjinë elektrike që shërbente për rritjen e bimëve narkotike, shkruajnë mediat irlandeze.
Klinton Hysës iu dha masa e sigurisë “Arrest me burg” me frikën se ai mund të arratisej drejt Shqipërisë, ndërsa rrezikon të dënohet me shumë vite për shkak se saisa e drogës e gjetur në fermën e kanabisit ku ishin shenjat e tij të gishtave ishte shumë e madhe.
/e.d