Policia e Shtetit dyshon se shkak për rënien e zjarrit në pallatin ku humbi jetën fëmija 4 vjeçar ka qenë një bombul gazi. Sipas hetimeve të policisë një bombul gazi mund të ketë shkaktuar një shpërthim i cili bëri që kati i shtatë i pallatit pranë rrugës Astrit Losha të merte flakë.
“Tirane ne oren 17:45 në Unazë të Re, rruga “Astrit Losha ” në një banesë në kate të shtatë te shtetasit Amarildo Nezha rreth 35 vjeç , ka rënë zjarr.
Me mberritjen e sherbimeve policore dhe zjarrfikes evakuoet çifti i bashkeshorteve së bashku me femijen e mitur te seksit femer te cilet jane jashte rrezikut per jeten dhe fëmija e moshes 4-5 vjeç A. Nezha ka gjetur vdekjen si pasoje e flakeve te shumta.
Nga hetimet e para dyshohet se shkak i kesaj ka qene nje bombul gazi. Zjarri ka nisur nga ballkoni i baneses. Policia ne vendgjarje per hetime te mëtejshme”, shkruan deklarata.