Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka komentuar shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në një postim në Facebook, Sula shkruan se qeveria donta ta kamuflonte largimin e tij si dorëheqje, teksa shtoi se mazhoranca nuk njeh marrëdhënie me partnerë ndërkombëtarë.
Në reagimin e tij, Sula paralajmëron se të njëjtin fat si Gledis Nano do ketë edhe kreu i SPAK Arben Kraja.
Reagimi i plotë:
Kur cënohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar!
E paralajmërova që ditën e hënë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje por u dështoi kjo përpjekje. Ministri e priti një orë në zyrë të hënën por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt Ministri i Brendshëm duke e shkarkuar.
Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj mazhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cënohen interesat e errëta të njerëzve të vetë. Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm. E pata paralajmëruar në sallën e Parlamentit se atë nuk do ta lejojnë të punojë. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Kjo qeveri nuk është mësuar të ketë njerëz strikt me ligjin. Kërkon vartës që të jenë nën kontrollin e tyre. Ata njohin Maliqin jo ligjin. Besoj e kanë kuptuar edhe partnerët se me kë kemi të bëjmë.
Por dua të paralajmëroj sot se e njëjta tentativë po bëhet edhe me kreun e SPAK. Sipas informacioneve të mia kjo mazhorancë ka nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK nga detyra. Njësoj si me z. Nano, edhe me z. Kraja qeveria kërkon ta zëvendësoj sepse nuk e ka nën kontroll. Nuk është e tepërt të themi se kemi një qeveri që kërkon të ketë të gjithë pushtetet në një dorë.
/a.r
Paralelizem i ndyre. Krajes ne baze te ligjit i mbaron mandati 3-vjecar ne dhjetor. Pasardhesin e zgjedhe KLP. Kaq e thjeshte eshte.