Anisa Kosteni, efektivja e Elbasanit e cila u pezullua nga detyra pak ditë më parë, pasi ofendoi gazetarët ka bërë një status në Facebook, ku hedh poshtë lidhet me botën e krimit.
Në profilin e saj të rrjeteve sociale, ajo ka treguar versionin e vërtetë të historisë me makinën me targa të verdha, që sic thotë ajo nuk është e saja, por e një komshiu.
Po ashtu, efektivja bën të ditur se do të postojë edhe diplomat e saj për të treguar si i ka marrë gradat në detyrë.
“Vendosa t’ju tregoj versionin e vërtetë të historisë me makinën HOT me targa të verdha. Ju lashë të shpifnit e të imagjinonit lidhjet e mia me bossa krimesh, pushtetarë, etj, etj. Makina është e bukur dhe çuni që e ka është beqar; e kam dhe komshi, but I’m a BMË person . Btë, x5 ngjitur është e imja. A do flini më të qetë tani? (Shikoni dhe datat, jo pa qëllim i kam lënë aty) Më vonë do postoj dhe diplomat e mia, që t’ju shuhet kurioziteti se si arrita të marr gradën. E di që mbase sdo t’ju interesojë sepse do dilni bllof me të gjitha lajmet që keni nxjerrë për mua, but anyëay. Cheers”
Kosteni u pezullua nga detyra pasi ofendoi gazetarët. Reagimi i saj erdhi pas vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qendër të Elbasanit, ku policia identifikoi autorin 18-vjeçar Horgito Peqini.