Shumë ekonomistë parashikojnë se çmimet e konsumit do të kalojnë 10% këtë vit dhe se recesioni do të godasë bllokun në vitin 2023. Inflacioni i Eurozonës do të arrijë një normë dyshifrore në vjeshtë dhe do të mbetet i lartë për më gjatë si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit, kanë paralajmëruar ekonomistët.
Sipas tyre, recesioni rrezikon të jetë gjithnjë e më i thellë, pasi rritja e çmimit të energjisë goditi biznesin dhe konsumatorin.
Çmimi i gazit në Evropë javën e kaluar arriti një rekord prej 343 € për megavat orë, më shumë se dyfishi i shifrës në fund të korrikut dhe shtatëfishi i çmimit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Flukset e reduktuara të gazit rus kanë rritur frikën nga mungesat, me BE-në duke përgatitur masa emergjente për të frenuar çmimet në rritje.
Ekspertët parashikojnë se ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit do të përshpejtohet nga niveli rekord i korrikut prej 8.9% në mbi 10% në tetor.
Ndikimi i rritjes së çmimeve të gazit në rritjen ekonomike të eurozonës mund të jetë afatgjatë, paralajmëroi Andrew Kenningham, kryeekonomist për Evropën në Capital Economics.
/a.r