Svetlana Timofoeva, 33-vjeçarja ruse e arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si spiune ruse nuk ndodhet në burgun e grave, siç ndodh zakonisht me personat që arrestohen apo pas një vendimi të gjykatës që jepet masa e sigurisë, por ndodhet në spitalin e burgut.
CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare se ditën që është dhënë masa e sigurisë, Svetlana Timofoeva është mbajtur në spitalin e burgut jo sepse ka arsye shëndetësore, por për arsye sigurie dhe faktin që është femër dhe e huaj.
Të njëjtat burime thanë se Timofoeva nuk ka qenë asnjë ditë në burgun e grave, asnjë ditë në një burg, por është dërguar në spital për arsye të sigurisë. Që në momentin e çuarjes atje, ajo nuk ka pasur kontakte as me avokatin dhe as me persona të tjerë.
Kjo duket një situatë që e ka rënduar disi vajzën, e cila akuzohet si agjente ruse, për shkak të izolimit jo në një burg ku mund të ketë kontakte me gra dhe avokatin, por në spitalin e një burgu ku është e izoluar dhe e vetmuar, e nuk ka kontakte me askënd./m.j