Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë sfungjeri në Tiranë duke mbulur me tym të zi një pjesë të mirë të kryeqytetit. Zjarri ka përfshirë të gjithë fabrikën në zonëne e Kombinatit në Tiranë, ndërkohë që flakët mësohet se kanë filluar në orët e mesditës.
Nga informacionet e para mësohet se një punëtor është asfiksuar pas zjarrit të rënë në fabrikën e sfungjerit në Kombinat. Ai është nxjerr nga fabrika me barrelë nga zjarrfikësit dhe punëtorët e tjerë pasi është asfiksuar nga tymi. Burime bëjnë me dije se nuk ka probleme të rënda shëndetësore.
g.kosovari