Mediat turke kanë publikuar një foto të transformuar totalisht të Faruk Fatih Özer, 28-vjeçari i cili u kap sot në plazhet e jugut të Shqipërisë.
Shtetasi turk akuzohet nga Turqia për mashtrime me llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex, ndërkohë që ish CEO i kompanisë është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 gusht).
Në foton e bërë publike nga Haber Turk shihet transformimi i të riut, i cili më parë shfaqej si një zyrtar dhe biznesmen, ndërsa tani ai duket si një djalë “gangster”.
Transformimi është rrënjesor, por siç raportohet ai është identifikuar nga vlerësimi biometrik.
“Kanë nisur procedurat e ekstradimit të Faruk Fatih Özer në Türkiye nga Departamenti i Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve të marra policia shqiptare kapi Fatih Ozerin në operacionin që organizoi në orën 08:30.
g.kosovari